Aleksandar Vuçiç ka kërkuar në mbledhjen e sotme me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova protesta ekskluzivisht paqësore, demokratike dhe jo të dhunshme, pavarësisht nga lëvizjet e mëtejshme të Prishtinës.
Kjo është thënë nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas takimit me kreun e shtetit serb në Beograd.
“Ne kemi njoftuar presidentin me dorëheqjet që dhamë si kryetar komunash dhe dëgjuam nga Vuçiç të kërkojë protesta paqësore, jo të dhunshme dhe demokratike, pavarësisht asaj që Prishtina ka bërë kundër popullit serb në Kosovë“, u tha gazetarëve, Rakiç.
Ai theksoi se tarifat e vendosura nga Prishtina nuk janë të drejtuara kundër Serbisë, por kundër mbijetesës së popullit serb në Kosovë.
“Ne gjithashtu ftojmë qytetarët që të vazhdojnë me protesta paqësore, demokratike dhe jo të dhunshme“, porositi Rakiç. /Konica.al/