MENU
klinika

Buxheti i Mbrojtjes

Xhaçka: Do rrisim pagat për ushtarakët

12.11.2018 - 12:40

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se për këtë vit buxheti për mbrojtjen do të jetë 9 miliardë e 350 milionë lekë më shumë.

Nga Kuçova, Xhaçka tha se kjo rritje e buxhetit do të përkthehet edhe në rritje rroge, deri në 19 %.

Me këtë buxhet, synohet për të arritur disa marrëveshje. Po përmbushen detyrimet e NATO-s. 9 mld e 300 milionë lekë këtë vit do të rrisin motivimin e personelit ushtarak. Vëmendja jonë do të jetë trajtimi i gradave të ulëta, duke nisur nga ushtarët, paga e të cilëve do të pësojnë një rritje deri në 19 %, dhe duke vazhduar tek grada ‘Major’, që do të përfitojnë një rritje të shkallëzuar. Nga rritja e pagave për vitin 2019 do të përfitojnë rreth 6800 ushtarakë, siç do të përfitojnë vështirësi në punë, si pilotët, mjekët dhe infermierët, forcat speciale dhe ato të sigurisë. Tani më do të kryejmë edhe punime parandaluese dhe rehabilituese për parandalimin e emergjencave civile. Do jemi edhe më të aftë që të menaxhojmë projekte që ulin riskun e fatkeqësive natyrore. Forcat e Armatosura do të jenë më pranë komunitetit”, tha ministrja.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!