MENU
klinika

Takim me Guvernatorin

Zbarkon misioni i FMN

07.11.2018 - 10:42

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi të martën një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar,  të kryesuar nga Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit  për Shqipërinë.

Çështjet e diskutuara gjatë këtij takimi ishin: zhvillimet makroekonomike dhe pritshmëritë për vitin 2019; rritja ekonomike për vitin 2018 dhe faktorët që kanë ndikuar si edhe inflacioni dhe ecuria e tij.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe ecuria e kursit të këmbimit dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë me qëllim me arritjen e objektivit të inflacionit; tregjet financiare; sistemi bankar, konsolidimi i tij dhe treguesit financiarë; ecuria e kreditimit; implementimi i ligjit për ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka dhe roli i Bankës së Shqipërisë në këtë kuadër; kreditë me probleme, zbatimi i planit ndërinstitucional për reduktimin e tyre, si dhe pritshmëritë për këtë tregues për 2019; modernizimi i sistemeve të pagesave.

Në ditët në vijim, misioni i FMN-së do të zhvillojë takime me drejtues të lartë pranë Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me qëllim diskutimin më në detaje të çështjeve të ndryshme lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN