MENU
klinika

Fituesi

Zhvillohen votimet/ Zgjidhet në Gramsh drejtuesi i PD-së

25.11.2018 - 16:04

Partia Demokratike ka zgjedhur kreun e saj në qytetin e Gramshit.

Ai është Kodhel Cala i cili fitoi ndaj rivalit Elmas Haruni me 32 vota diferencë, ndërsa në total siguroi 61 vota.

Haruni-konica.al
Haruni-konica.al

I deleguar nga Partia Demokratike për qarkun e Elbasanit ishte deputeti Luçiano Boçi, i cili theksoi se procesi ishte demokratik dhe kandidatët shpalosen platformat e tyre.

Deputeti Boçi ka komentuar edhe protestën e qytetarëve të Astirit teksa ka theksuar se PD-ja do të jetë në krahun e tyre për t’i mbështetur.