11.11.2018 - 08:47
Ka arritur në 25 numri i viktimave si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni. Rritja e numrit të viktimave vjen , pasi zyrtarët gjetën 14 trupa të pajetë pranë qytetit të shkatërruar të Paradise, në veri të shtetit.
Ndërkohë mësohet se rreth 250,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur flakët shkatërrimtare të tre vatrave të mëdha të zjarrit.
Mësohet se vatra e parë nisi në Thousand Oaks, ndërsa detyroi autoritetet të urdhëronin evakuimin e 75,000 shtëpive.
Presidenti Donald Trump është shprehur me zemërim, duke vënë gishtin tek menaxhimi i dobët i autoritetit të pyjeve për zjarret.