MENU
klinika

Valbona Çoba

Zjarri në Kaliforni i djeg shtëpinë edhe ish-misit shqiptar

12.11.2018 - 17:37

Prej ditësh, Kalifornia është përfshirë nga zjarre të mëdha, të cilët përveç dëmeve kolosale, u kanë marrë jetën me dhjetëra personave.

Shumë personazhe të famshëm jetojnë në zonën e përfshirë nga flakët, të cilët janë detyruar të braktisin banesat e tyre, që tashmë i kanë lënë vendin hirit.

Fatit të keq nuk i ka shpëtuar as Valbona Çoba, vajza e cila 26 vite më parë u shpall Mis Fotozhenia, duke zënë vendin e tretë në Mis Albanian 1992.

Ngjarja u bë publike nga nëna e Valbonës, e cila bëri një postim në rrjetet sociale. “Vetëm mbrëmë, kjo ishte shtëpia e vajzës sime të shtrenjtë Valbona Çoba, që gumëzhinte nga të qeshurat, lojërat e tre engjëjve të saj, tre perëndive të miat. Ndikuar nga zjarret në Los Angeles, luanin si zjarrfikës, të parët nxirrnin fëmijët jashtë, ju thoshnin…një lodër do marrësh vetëm e dil. Fjetën të qetë në ëndrrat e tyre, se kishin shpëtuar njerëz, fëmije, por mbas mesit të natës u ngritën të tronditur, të detyruar të dilnin shpejt nga shtëpia…nuk morën dot asnjë lodër. Flaka e kuqe po kërcënonte gjithçka njerëzore. Ishte fatkeqësi natyre në të gjitha dimensionet. Të gjithë qanë, Valbona ishte më e tronditura…po digjej një shtëpi e tërë, vite të tëra të saj si nënë, gjëra të dashura private, kujtime”, – shkruan nëna e ish-Mis Fotozhenia.

Zjarri ne kaliforni

Gjithsesi, ajo e mbyll postimin, duke thënë se rëndësi ka që të gjithë janë mirë me shëndet. Deri tani, zjarret në Kaliforni, i kanë marrë jetën 31 personave, ndërsa 228 të tjerë rezultojnë të humbur.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain