MENU
klinika

Deklarata

Zv/Presidenti grek i PE: Kacifas ishte ekstremist, mos e bëni hero

03.11.2018 - 09:16

Zv/ presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së kryeministrit Aleksis Cipras, Dimitrios Papadimoulis në një intervistë për mediat greke u shpreh se minoritari që u vra në Gjirokastër ishte ekstremist dhe jo hero.

Sipas tij duhet të sqarohet nëse Kacifas mund të neutralizohej pa u vrarë, ndërsa deklaratat e kryeministri shqiptar Edi Rama i ka cilësuar të papërshtatshme.

“Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan, dhe më i fuqishmi dhe më i pasur, duhet të jetë pionier në mënyrë që faktet e tilla të trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur. Ajo që është tani e rëndësishme është të ulen tonet, të ndalohen të tjerët që ngatërrojnë këtë temë politikisht nga politika që po luajnë në të dyja anët e kufirit.

Në Athinë dhe në Tiranë janë kundër dhunës, por edhe kundër luftës së armatosur, si një metodë për arritjen e qëllimeve politike, nuk duhet ta heroizojmë Kostandinos Katsifa. Duhet të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë. Ky ping pong mund të përkeqësojë jetën e pakicës greke në Shqipëri”, tha ai. 

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi