MENU
klinika

Komisioni i Ligjeve

Zyrtarët e lartë kërkojnë rritje rrogash

15.11.2018 - 21:26

Komisioni i Ligjeve miratoi dje një amendament për të rishikuar pagat e personaliteteve të larta shtetërore.

Gjatë shqyrtimit nen për nen të buxhetit të shtetit, relatori i projektligjit, Bashkim Fino, ngriti si shqetësim vendosjen e pagave të larta për funksionarët e sistemit të drejtësisë me miratimin e ndryshimeve ligjore të Reformës në Drejtësi.

Fino u shpreh se në buxhetin e shtetit, në nenin 12, parashikohet paga e Presidentit si maja e rrogave të administratës publike.

Por ai ngriti shqetësimin se funksionarët e sistemit të drejtësisë kanë një rrogë dy herë më të lartë se Presidenti dhe për këtë, kërkoi ngritjen e një grupi pune për ndryshimin e sistemit të pagave.

“Unë jam që të bëjmë një vërejtje sugjeruese për nenin 12, sepse është nen që nuk përputhet me këto shifra që ne miratuam, edhe me kontigjencën që kemi, edhe me të gjitha me radhë.

Ne ikim me dy standarde, një standard themi që paga e Presidentit është maja e piramidës, dhe pjesa tjetër që kemi miratuar me ligje dhe akte normative kanë kaluar me fond page.

kolana e librave

Do të thotë që ata nuk janë në piramidë. Të thuash që e dua rrogën kaq, është konflikt i pastër interesi, siç e bën Gjykata Kushtetuese, që tani s’kemi fare Gjykatë. Unë propozoj që Këshilli i Ministrave, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të propozojë për vendosjen e një hierarkie të pagave.

Është një propozim që unë e bëj në ligjin e buxhetit të shtetit, që ta ketë parasysh qeveria që të bëjë një rishikim të pagave. Është e detyruar ta bëjë në funksion të saj. Është e detyruar që të ngrejë një grup ndërministror, që të bëjë një hierarki të re të pagave”, u shpreh Fino.

Krahas kësaj, deputeti socialist bëri një paralelizëm të institucioneve shtetërore për nga hierarkia me nivelin e pagave të sistemit të drejtësisë.

“Kemi një protokoll shteti. Kur ka një ceremoni, del i pari Presidenti i Republikës, del Kryetari i Kuvendit, del Kryeministri, del Gjykata Kushtetuese, dalin ministrat, deputetët, prefekti e kështu me radhë.

Në këtë aktivitet do të ketë një protokoll. Po të marrim protokollin e nenit 12, duhet të ndryshojë protokolli shtetëror. I pari duhet të jetë Kryetari i Gjykatës së Lartë, i dyti gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i treti do të jetë kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe deri te gjyqtarët e thjeshtë.

Do të jenë ca shkallë bosh, pastaj do vijë Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat dhe pastaj ne në fund, deputetët”, tha deputeti socialist Bashkim Fino.