MENU
klinika

Premier League, Java 15

4 gola, por s’ka fitues mes United e Arsenal

05.12.2018 - 23:04

Ndeshja kryesore e javës 15 e Premier League mes Manchester United dhe Arsenal ka përfunduar në barazim 2-2. Ishte një ndeshje me ritëm të lartë në Old Trafford, me shumë kartonë, mundësi shënimi dhe emocione, por në fund të dy ekipet duhet të kënaqen me nga një pikë.

Ishte Arsenal që shënoi i parë me Mustafin pas gaftës së De Gea-s. Por Martial barazon rezultatin për miqtë pak minuta më pas. Në pjesën e dytë Lacazette kalon të tijtë në avantazh pak momente pasi ishte futur në fushë.

United barazon përsëri, këtë herë vetëm një aksion më pas me Jesse Lignard. Minutat e mbetura ishin të luftuara dhe me raste nga të dy krahët, por rezultatin mbeti i pandryshuar.

Ndërsa Tottenham ka fituar pa shumë vështirësi ndaj Southampton pa trajner. Skuadra e Pochettino-s ka fituar 3-1, duke kaluar Arsenal dhe Chelsea-n në renditje.

Spurs e nisën shumë mirë duke gjetur golin e avantazhit që në fillim me Harry Kane. Pas pushimit ishin golat e Lucas Moura dhe Son Heung-Min që i siguruan tre pikët londinezëve. Në fund ishte Charlie Austin ai që shënoi golin e nderit për ekipin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN