MENU
klinika

Kuriozitete letërsie

Çfarë zakonesh kishin shkrimtarët e mëdhenj?

17.12.2018 - 11:40

Shkrimtarët e njohur përveç perlave të tyre, kanë dhe ata botën e tyre të sjelljeve kapriçoze, ndonjëherë deviante, ndonjëherë interesante.

Pa një lloj vesi dhe manie ata nuk mund të futen në botën e tyre, të futen në atë frymëzim që i bën ata të mëdhenj përpara veprave të tyre. Në shumësinë e veseve të shumta po përmendim disa spikatëse nga shkrimtarë shumë të njohur në lëmin e letërsisë.

Shumë shkritmarë shkruanin në shtrat

Disa shkrimtarë Xhorxh Oruell, Marsel Prust, Mark Tuein etj., shkruanin ndërsa rrinin shtrirë në shtrat. Metoda e të lexuarit në shtrat duke mbajtur librin sipër, për shumë arsye konsiderohet edhe si metodë jo efektive dhe që ndikon keq në shëndetin e njeriut.

Përkundër kësaj, shumë shkrimtarë preferojnë të shkruajnë në shtrat dhe kjo është një mënyra më efektive.

Truman Kapote, një shkrimtar amerikan e cilësoi veten si “shkrimtar horizontal” pasi e ndiente veten gjithmonë shkrimtar që mendonte se nuk mund të shkruante dot pa qenë në shtrat.

Shumë shkrimtarë shkruanin në këmbë

Ndryshe nga metoda e të shkruarit në shtrat, shumë shkrimtarë të tjerë si Ernest Heminguej, Çarls Dikens, Virxhinia Ulf shkruanin në këmbë pa u ulur në ndonjë vend të caktuar.

Kjo sipas tyre ishte mënyrë më e mirë, mbase kjo vinte si pasojë me problemet që qëndrojnë pas ndejtjes për një kohë të gjatë ulur.

Dihet që shumë sëmundje të shtyllës kurrizore, të qafës apo të mesit lindin nga qëndrime për një kohë të gjatë të qëndrimit ulur dhe shkaktojnë probleme të mëdha me shëndetin edhe në të ardhmen.

Mbase një nga arsyet pse këta shkrimtarë të njohur shkruanin në këmbë ka qenë kjo.

Shkruante në letra treguese

Një metodë efektive e mësimnxënies është dhe ajo me letra treguese, seleksionimit të tyre, të kombinimit të tyre me njëra-tjetrën gjatë nxënies.


AA306502
cucina
432
330
300
5101
3898
Scala di grigio

Gjithashtu shumë njerëz në ditarët e tyre kanë shumë letra treguese që orientojnë kontekste të ndryshme historike.

Vladimir Nabokov, shkrimtari i famshëm dhe autori i librit “Lolita”, që për shumëkush njihet edhe si një vajzë në prag të adolishencës rebele në filmin me të njëjtin titull, i ka shkruar të gjithë librat e tij në letra të vogla treguese.

Ai i mbante këto letra treguese në kuti të vogla edhe nën jastëk kur shkruante natën dhe kjo mbase e frymëzonte për ditët në vazhdim si dhe e orientonte në trillin e tij si shkrimtar.

Përdorim të llojeve të ngjyrave

Një nga shkrimtarët më të njohur francez, Aleksandër Dyma i shkroi romanet e tij aq të bukura për publikun “Tre musketierët” dhe “Konti i Monte Kristos” në metodë të ndryshme nga shkrimtarët e tjerë, nëpërmjet klasifikimit dhe kategorizimit të shkrimeve.

Ai përdorte ngjyrat në llojet e shkrimeve, sipas llojit të gjinisë letrare, psh., në të verdhën ai shkruante poezinë, në rozën artikujt, në ngjyrën blu ai kishte romanet fiksion.

Të shkruash lakuriq

Viktor Hugo shkruante lakuriq. Duket si mendim idilik dhe shumë i pastër dhe i natyrshëm po aq sa dhe i ndaluar në subkoshiencën e njerëzve.

Në dorëzimin e  dorëshkrimit “Katedralja e Parisit”, Hygo e kishte kuptuar se gjërat nuk po i ecnin ashtu si duhet.

Shkrimtarët ndonjëherë kanë sjellje të habitshme po këto  sjellje sjellin dhe vijnë si pasojë e gjenialitetit të tyre. Kështu Hygo urdhëroi shërbyesin personal t’ia merrte të gjitha rrobat dhe të ikte nga shtëpia. Kështu që ai nuk do të ishte në gjendje të dilte nga shtëpia.

I mbledhur në batanije Hygoi e dorëzoi librin në kohë dhe ajo ishte një kryevepër e letërsisë.

 Pijnë shumë kafe

Honore dë Balzak, shkrimtari i quajtur kombëtar i Francës, romancier i mrekullueshëm pinte rreth 50 filxhanë kafe në ditë.

Të njëjtën metodë përdorte dhe Volteri, modeli i zgjuarsisë franceze në lëmin filozofik dhe një nga shkrimtarët filozofë më të mirë të Francës.

Mendohet se kafeja e pirë në doza të shumta bën dëm për mëlçinë, por kafeja gjithashtu e mbante Dë Balzak të motivuar dhe e shtynte për të shkruar.

Ndryshe ai shquhej se shkruante gjithmonë natën. Sigurisht që nata është më e qetë, më stimuluese por dhe shkatërruese për një njeri që sakrifikon gjumin e tij.

Në doza të larta kafeje ai shkruajti kryeveprën e tij “Komedia njerëzore”, duket sikur kafeja paska trill frymëzues të magjishëm por nuk duhet provuar në doza kaq të mëdha.