MENU
klinika

Muzika lirike

Kastrioti Tusha solli “Një shpresë më shumë” në Gjirokastër

23.12.2018 - 15:17

 Tenori i mirënjohur Kastriot Tusha së bashku me sopranon Ulpiana Aliaj dhe dy tenorëve të rinj, në shoqërimin e violinisti Zeqir Sulkuqi, realizuan në Gjirokastër koncertin ‘’Një shpresë më shumë’’.

Ky koncert solli diçka ndryshe në Gjirokastrën e ftohtë në këtë fundvit me tenorin Kastriot Tusha. Ishte një nga paraqitjet më të bukura të këtij viti, ku vetë këngëtari bëri apel për më shumë mbështetje dhe shpresë për artin.

Arti dhe kultura shërbejnë për kulturimin e shoqërisë, dhe për ta formuar atë sa më të plotë në rrugëtimin e tij për të qenë modern dhe bashkëkohor, gjë që është zbehur mjaft falë shumë faktorëve kohëve të fundit. Në këtë koncert erdhën shumë pjesëza lirike të këndshme të muzikës të Italisë dhe Greqisë.

Ky koncert i mbështet nga bashkia e qytetit Gjirokastër që stimulon gjithmonë aktivitetet artistike. Teatri i Gjirokastrës përgjatë vitit 2018 ka sjellë një seri ngjarjesh të tëra artistike, ka kulmuar me Festivalin Kombëtar të Teatrit, ndërsa për sa u përket ngjarjeve muzikore këto janë një fokus i rëndësishëm. Si një qershi mbi tortë kjo kulmoi edhe me këtë koncert elegant në muzikën e njohur lirike.

Tenori Tusha theksoi se, megjithëse ende qytetet tona kanë salla të ftohta, publiku është shumë i ngrohtë dhe kjo mbetet shpresë për artin.

Qytetet e vuajnë një mbështetje më të madhe të artit dhe të kulturës si nga institucionet dhe nga shoqëria që duhet ta stimulojë më shumë atë, të gjithë duhet të bashkëpunojnë për të rritur ndërgjegjësimin.

Tusha do ta promovojë sa më shumë këtë aspekt për të qenë pjesë e jetës e kujtdo në kulturën e tij.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët