MENU
klinika

Premier League, java 19

Arsenal me hope, ngec me Brighton

26.12.2018 - 20:10

Sigurimi i një vendi në Champions League mbetet një mision shumë i vështirë për Arsenal, që është ndalur sot 1-1 në fushën e Brighton. Topcinjtë vijojnë luhatjet, madje edhe brenda ndeshjes luajnë me hope.

Arsenal e nisi mirë ndeshjen, pasi i përhershmi Aubameyang kaloi në avantazh miqtë që në minutën e shtatë. U duk se do të ishte një fitore e lehtë e londinezëve, por rezultoi e kundërta. Brighton barazon në minutën e 35-të me Locadia.

Vendasit kanë luajtur mirë edhe në pjesën e dytë, madje mund ta kishin fituar ndeshjen. Ndërsa Arsenal duket larg formës së fillimit të kampionatit, teksa e futën edhe në ekipet pretendente.

Mbyllet 1-1, Arsenal rikuperon një pozicion, ngjitet i katërti, por mund ta humbë shpejt nëse Chelsea barazojnë apo fitojnë në ndeshjen e mbrëmjes ndaj Watford. Për Brighton ishte një pikë e merituar për të qëndruar në mesin e artë të renditjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN