MENU
klinika

NBA

77 pikë për Curry-Durant, ia dalin Warriors

24.12.2018 - 12:17

Kampionët në fuqi të Golden State Warriors që rrezikuan shumë ndaj Los Angeles Clippers, por në fund triumfuan me vetëm 2 pikë diferencë, 129-127. I mrekullueshëm, si gjithmonë, Stephen Curry me 42 pikë në total, i mbështetur fuqishëm edhe nga Kevin Durant, që e mbylli me shifra të larta takimin, 35 pikë e 12 topa të kontrolluar poshtë koshit.

Humbje e papritur në “Staples Center” e Los Angeles Lakers 99-107 ndaj Memphis Grizzlies. Nëse LeBron James nuk bën diferencën mbi parket, kalifornianët e kanë të vështirë të ftojnë ndaj çdo kundërshtari.

22 pikë dhe 14 topa poshtë koshit ishin statistikat e “Mbretit” James, ndërsa më i mirë për Grizzlies rezultoi Jackson me 27 pikë e 9 “rebound”.

Oklahoma City Thunder dështuan 112-114 përballë Minnesota Timberwolves, duke humbur edhe vendin e parë në Perëndim.

Paul Geroge dhe Russel Westbrook, respektivisht me 31 dhe 23 pikë nuk bënë mjaftueshëm për të shmangur humbjen në sekondat e fundit, ndërsa për Minnesotan spikati Wiggins me 30 pikë.