Maqedoni
Ministria e Jashtme e Hungarisë konfirmon se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, para se të arrijë në Hungari, ka kërkuar azil në ambasadën hungareze në Tiranë.
“Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së”, thotë MPJ-a hungareze.
Serbi
Nën arsyetimin se ka rënë importi dhe eksporti, Qeveria e Serbisë ka mbyllur terminalin doganor në Preshevë, duke e zhvendosur në Vranjë, 40 kilometra larg kufirit. Mbyllja e këtij terminali ka ngjallur reagime në Luginën e Preshevës, ku këtë vendim e shohin si reflektim politik.
Përmes një njoftim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë së Serbisë, Bordi i Doganave, ka bërë të ditur se do të mbyllet terminali doganorë në Preshevë, ndërsa i njëjti do të transferohet në qytetin e Vranjës, rreth 40 kilometra nga Presheva. E tëra kjo gjithnjë sipas komunikatës, për shkak të rënies së importit dhe eksportit dhe vështirësive për financimin e këtij institucioni në Preshevë.
Kosovë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me rastin e 74 vjetorit të lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se sa më shumë i largohemi ditëvdekjes së tij, aq më shumë ndihet nevojën për të.
Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kundërshtarët e tij po e ndjejmë nevojën për të.
Maqedoni
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitijan Mickoski, nga Kavadari ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për reformat në gjyqësi dhe për përgjimin e Prokurorisë Publike.
“Zaev nuk është i gatshëm të kryejë reforma në gjyqësor, por kemi parë se si ai është në gjendje të përgjojë, të instalojë pajisje në mënyrë që të dëgjojë gjykimet para kohe. Ja ku e pamë pse i ka goditur edhe vendimet e gjykatës dhe vitet e burgimit edhe dëshmitarët e mbrojtur i ka ditur, sepse jo vetëm që me ‘bombat’ ndoti të tërë shoqërinë, jo vetëm që shkatërroj jetë me ato krijesa, materiale të montuara, të blera ilegalisht, por vazhdon dhe tani, përsëri ai nuk ishte fajtor, nuk ishte Oliver Spasovski fajtor, nuk ishte LSDM, përsëri dikush tjetër më herët ishte fajtor”, tha Mickovski.
Kosovë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka deklaruar se institucionet e Kosovës nuk janë duke kryer punën e tyre për çka janë të zgjedhura dhe sa më shpejt që Kosova lirohet nga institucione të tilla, është më mirë.
Ai pas homazheve te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur edhe për përplasjet në mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit, Hashim Thaçi, ku tha se janë për keqardhje.
Kosovë
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, të hënën do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Gjatë kësaj vizite, Hahn do t’u kërkojë autoriteteve të Kosovës tërheqin vendimin për taksën doganore prej 100 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. /Konica.al/