MENU
klinika

Marko la Piana

Abetarja që lidhi shqipen me italishten

15.12.2018 - 18:26

Nga Andreas Dushi

Pesë vjet pas shpalljes se Pavarësisë, kur në Shqipëri ishte në prag njësimi abetares së gjuhës shqipe, nga Tipografia Italiane e Vlorës del një libër jo shumë voluminoz me autor arbëreshin Marko la Piana. Ky ishte i pari libër që një arbëresh botonte në Shqipëri.

Libri titullohej “Lingua Albanese – Gjuha shqipe, Sillabario Albanese – italiano con note sulla pronunzia e l’ortografia/ Abetar shqyp – italishte me veshtrime mbi shhqypetimmin dhe orthographien. Primo corso/Piesë e parë”.

Ky tekst ishte një abetare e shkruar gjysëm shqip e gjysëm italisht, ku gjuha shqipe qe shkruar sipas rregullave të dialektit toskë nga i cili la Piana zgjedh fjalët që tingëllonin më së miri. Ai i referohet botimeve më cilësore të studiuesve shqiptarë dhe arbëresh , duke u bazuar në tekstet e shkruar për të mos marrë në konsideratë vetëm gjuhën e folur, çka tregon një shkallë të lartë përgatitjeje shkencore nga autori.

Në tekst përdoret Alfabeti i Manastirit i cili, sipas la Pianas, duhet të shërbejë si pikë referimi për secilin tekst që shkruhet në gjuhën shqipe.

Sikurse shihet, autori parapëlqen të punojë paralelisht në tekst me dy gjuhët dhe vë variantin italisht përballë variantit shqip. Duke qenë se akoma grafema nuk qe lidhur saktësisht me fonemën, autori e plotëson tekstin me shënime shpjeguese rreth shqiptimit dhe mënyrës se si shkruhej saktë.

Struktura nuk është e komplikuar: Në fillim është parathënia e menjëherë pas saj, zanoret e gjuhës shqipe, tingujt gjysëmzanorë, zanoret hundore dhe shpjegimet përkatëse. Shpesh herë, autori u referohet edhe gjuhëve të huaja si dhe bën një punë krahasimore mes dialektit toskë dhe atij gegë.

Vijon me diftongjet, triftongjet dhe bashkëtingëlloret të cilat i sheh herë si pjesë të fjalës e herë tjetër të shkëputura prej saj. Përkrah fjalëve, autori vendos edhe ilustrime çka e bën tekstin shumë më të këndshëm për fëmijët.

Për studiuesit, pikërisht këtu lind një paqartësi: A i drejtohet teksti fëmijëve apo të gjithëve? Përveç ilustrimeve, element krejt fëminor, shohim se ka fjalë përkedhëlie e të tjera çka na bëjnë të kuptojmë se ky libër është abetare që i drejtohet krejtësisht fëmijëve.

Por, prej paralelizmave që bëhen me gjuhët e huaja duket sikur teksti u drejtohet të rriturve të cilët përveç shqipes, duan të mësojnë edhe gjuhë të tjera.

Por pavarësisht paqartësive që teksti krijon, ai duhet parë si një dëshirë për të vijuar dëshirën e madhe të asaj periudhe që i çeli udhë shqipes se folur drejt shqipes së shkruar.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!