MENU
klinika

Deklarata

Akuzat e PD-së/ Manastirliu: Investime në të gjithë maternitetet

24.12.2018 - 16:20

Deputeti Bardh Spahia tha se denonconte me forcë mashtrimet e rradhës së Ministres së Shëndetësisë të qeverisë Rama, e cila me paturpësinë dhe papërgjegjshmërinë më të madhe për gjendjen skandaloze të institucioneve shëndetësore, përgjegjëse për jetën e nënave dhe fëmijëve shqiptarë, zgjedh t’i përgjigjet me një propagandë shterpë, boshe tipike të rilindjes së famshme.

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar akuzat e Partisë Demokratike se po bëhet propagandë me fatkeqësinë e shqiptarëve.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë shprehet se është e angazhuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit në spitale, me vëmendje të vecantë tek shëndeti i nënës dhe fëmijës.

“Me investimet e vitit 2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përmirësuar infrastrukturën shëndetësore jo vetëm në Tiranë por edhe në konsultoret e nënës dhe fëmijës në të gjithë vendin si dhe në maternitetet e spitaleve rajonale.
Më konkretisht:

ogerta manastirliu-konica.al

Me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore MShMS ka investuar këtë vit në 45 konsultore të nënës dhe fëmijës dhe vijon investimin në 100 konsultore të tjera me buxhetin e vitit 2019.
Është investuar në maternitete që më parë ishin pa asnjë shërbim ose me shërbime të mangëta me programin e patronazhit, ku mjekë nga spitalet e Tiranës japin shërbim në ditë të caktuara në spitalet e rretheve. Si shembull mjafton të përmendet spitali i Burrelit, ku gjatë 2017 kishte vetëm 13 lindje ndërsa në 9 muajt e parë të këtij viti, me nisjen e programit të patronazhit, ka patur 163 lindje.

Vetëm gjatë vitit 2018 është investuar jo vetëm në Tiranë por në të gjithë maternitetet e spitaleve rajonale, ku janë instaluar 30 inkubatorë të rinj, nga të cilët, 11 janë të lëvizshëm. Gjithashtu 8 eko të reja I janë shtuar spitaleve rajonale për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës.

Këtë vit u ndërtua Materniteti i ri i Sarandës, me standardin më të lartë të shërbimit shëndetësor. Një tjetër investim i rëndësishëm po përfundon, ndërtimi I Maternitetit të ri të Korçës. Me buxhetin 2019, do të nisë rijetësimi i materniteteve Kukës, Berat, Lezhë, Pogradec dhe Mat.

Duke ftuar Partinë Demokratike të mos spekulojë edhe me shëndetin e të porsalindurve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se investimet me fokus nënën dhe fëmijën do të vijojnë në vitin 2019. Vit i cili do të nisë me bonusin e bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë duke filluar nga Janari 2019,” shkruhet në deklaratën e Ministrisë.

“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit