MENU
klinika

Deklarata

Amerika: KLGJ e KLP duhen ngritur këtë javë

10.12.2018 - 19:19

Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’ ambasada amerikane i bën thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, që do të mbahet këtë javë.

Po ashtu ajo thekson se një sistem drejtësie tërësisht funksional është në interesin e qytetarëve, por edhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

MESAZHI I AMBASADËS

?? | Një gjyqësor i pavarur, i përgjegjshëm dhe profesional do të jetë në dobinë e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për reformën në sistemin e drejtësisë. Një sistem drejtësie tërësisht funksional është edhe në interesin e pastër të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Ne i bëjmë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ngritja e vazhdueshme e institucioneve së reformës në drejtësi duhet ruajtur dhe konfirmuar këtë javë.
Kjo është mundësia që gjykatësit dhe prokurorët t’i japin kontribut dhe formë sistemit shqiptar të drejtësisë, për të ardhmen dhe shpresat e të gjithë shqiptarëve. Ne presim që ata të tregojnë se kanë zotërim dhe përgjegjësi në krijimin e këtyre institucioneve jetike.
Ruajtja e këtij progresi, sidomos nëpërmjet krijimit të strukturave gjyqësore të pavarura të parashikuara në reformën Kushtetuese, është një hap thelbësor drejt rrugës së çeljes së negociatave me Bashkimin Europian në qershor 2019.

Qëlloi veten me armën e shërbimit

Ndërron jetë në spital punonjësi i Gardës

"Trafikanti po gjerb kafenë ndoshta diku në lokalin e vet..."

Agron Gjekmarkaj: Salianji u rrëmbye nga jeta politike

"Hapja e negociatave është një paradoks në raport me klimën politike"

Nisja e bisedimeve me BE/ Agron Gjekmarkaj: Lajm i mirë

Shqipëria çel 6 kapituj negociues me BE-në

Kikia: Autoritetet shqiptare tashmë nën monitorimin e Brukselit