MENU
klinika

Ndryshimi i parë pas vrasjes së Khashoggit

Arabia Saudite po përmirëson imazhin? Ndryshohet kabineti

28.12.2018 - 09:32

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka caktuar një ministër të ri të jashtëm si pjesë e një riorganizimi të madh të kabinetit, sipas mediave shtetërore.

Një dekret mbretëror të mërkurën largoi diplomatin në largim Adel al-Jubeir nga posti i ministrit të shtetit për punët e jashtme dhe vendosi Ibrahim al-Assaf si zëvendësues të tij.

Ky ndryshim në qeveri, është i pari që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e mbretërisë në qytetin turk të Stambollit, nga një grup sauditësh.

Vrasja, si dhe rrëfimet e qeverisë saudite sollën zemërim ndërkombëtar dhe rrezikuan marrëdhëniet e Rijadit me aleatët e saj perëndimorë.

Turqia dhe agjencitë e inteligjencës perëndimore ose kanë lënë të kuptohet ose përmendin drejtpërdrejt djalin e mbretit Salman, princin e kurorës Mohammed bin Salman, si organizatorin e vrasjes së gazetarit saudit, por monarku e ka mohuar vazhdimisht këtë.

Marwan Kabalan, kreu i analizës së politikave në Qendrën Arabe për Kërkime dhe Studime të Politikave, tha se masa e marrë nga qevevria së fundmi, nuk ishte një surprizë meqë al-Jubeiri shihej si një “mbeturinë nga koha e mbretit Abdullah”, duke iu referuar ish-monarkut saudit i cili vdiq në 2015. “Ne kemi pritur që al-Jubeir të largohej, madje edhe para çështjes Khashoggi,” tha Kabalan në lidhje me vrasjen e gazetarit.  “Por unë tani mendoj se ai është përdorur si një tjetër kokë turku në këtë çështje.”- shtoi Kalaban.

Rami Khouri, një profesor i gazetarisë në Universitetin Amerikan të Beirut dhe një anëtar i lartë në Shkollën e Harvardit Kennedy, tha se riorganizimi duket të jetë thjesht një përmirësim imazhi.

“Unë mendoj se ky është më shumë proces i ndryshimeve që po bëhen për të treguar botës se në Arabinë Saudite po ndryshon gjithçka”.

Khouri shtoi se vendimmarrja aktualisht në Arabinë Saudite është si në Bashkimin Sovjetik në vitet 1960″.

Ndryshime të tjera të dukshme të kabinetit përfshijnë emërimin e princit Abdullah bin Bandar bin Abdulaziz si shef i Gardës Kombëtare, duke zëvendësuar princin Miteb bin Abdullah. Gjenerali Khalid bin Qirar al-Harbi u emërua gjithashtu shefi i sigurisë së përgjithshme, ndërsa Musaed al-Aiban u emërua këshilltar i sigurimit kombëtar./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albert Çaçi

Aleati problematik