Arrestohet pas 11 vitesh në kërkim shqiptari i rrezikshëm, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptari tjetër në Breshia të Italisë.
Mediat italiane bejne me dije se eshte arrestuar shqiptari Florenc Nishku, autori i vrasjes së Spino Binjakut, emri i të cilit është përfshirë në vrasjet e kryera më vitin 2011 në familjen Mahmuti në Elbasan.
Sipas policisë, ai konsiderohet një kriminel i rrezikshëm. Ai është dënuar për një krim të kryer në shtator të 2007 në komunën Botticino Sera në provincën e Breshias.
Në atë kohë u fol për një sherr lidhur me trafikun e prostitucionit. Nishku qëlloi me thikë dhe Spiro Binjakun, i cili ndërroi jetë në spital.
Policia e lidhi vrasjen me pazare të prostitucionit, pasi ishte dokumentuar më parë një konflikt midis tyre.