MENU
klinika

Sulmuesi i LA Galaxy

Arsyeja pse Ibrahimovic refuzoi Milanin

19.12.2018 - 14:05

Zlatan Ibrahimovic ka shpjeguar vendimin për ta refuzuar Milanin dhe për të vazhduar me LA Galaxy, duke thënë se ka shkuar në MLS për ta përfunduar karrierën.

Muajin e fundit u raportua bujshëm se sulmuesi suedez do t’i bashkohej sërish Milanit, pas dështimin të La Galaxy për t’u kualifikuar në play-off të MLS-së.

konica sportkonica sport mobile

Megjithatë, klubi amerikan njoftoi dje se ish-sulmuesi i Juventus dhe Inter do të vazhdojë me klubin edhe për një sezon tjetër. “Është folur shumë, ama unë nuk u largova asnjëherë”, – tha 37-vjeçari.

ibrahimovic dhe ema
ibrahimovic dhe ema

“Ende nuk kam mbaruar me MLS-në, kam akoma gjëra për të bërë. Sezoni im i parë ishte thjesht nxehje, prandaj i dyti do të jetë ndryshe. E njoh ligën dhe kundërshtarët shumë më mirë tani, plus ndihem më mirë fizikisht. Kam ardhur këtu për ta mbaruar karrierën”, – theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmuesi, 22 gola në 25 ndeshje

Jo vetëm Milan, edhe Real dëshiron Ibran

Zëri i vogëlushes bëhet hit

Ibra mahnitet nga 7-vjeçarja gjatë himnit