MENU
klinika

Nesër mblidhet kryesia

Asambleja cakton grupin e punës për Statutin e ri të PS-së

28.12.2018 - 12:32

Në orën 12:00 ka përfunduar mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Në të u vendos ngritja e grupit të punës për platformën për modernizimin organizativ të Partisë dhe Statutin e ri të PS.

Grupi i punës do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

rama-konica.al

Anëtarë të grupit të punës: Arben Pëllumbi, Alfred Peza, Bledar Çuçi dhe Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, Elisa Spiropali, Laert Duraj, Senida Mesi, Teuta Vodo.

Grupi i punës do të zhvillojë një konsultim me strukturat dhe forumet vendore e qendrore të PS.

Ndërkohë nesër në orën 09:00 do të mblidhet Kryesia e PS-së.

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!

“Dyshojmë se ka gisht edhe vjehrra”

Misteri rreth vr*sjes së Alba Cenkos