MENU
klinika

Ylli i Barcelonës

Askush si Lionel Messi në sezonin e ri

18.12.2018 - 12:43

Është renditur i pesti në klasifikimin për “Topin e Artë”, por kjo nuk e ka mërzitur aspak Lionel Messin, që e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri 2018-19 dhe ka statistika individuale më të mira se çdo futbollist tjetër në çdo kategori.

Superylli argjentinas e frymëzoi Barcelonën të dielën drejt hakmarrjes së ëmbël ndaj Levantes, skuadrës që sezonin e kaluar ia kishte ndërprerë ecurinë prej 36 ndeshjeve pa humbje në La Liga, në një ndeshje pa praninë e Messit, duke e mposhtur 5-0 falë tregolëshit dhe dy asisteve të tij.

Messi tani ka 14 gola dhe 10 asiste në La Liga nga 14 ndeshje të luajtura. Sulmuesi i Barçës po ashtu i ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje në Champions League, dy më pak se Robert Leëandoëski, i cili dy prej tyre i ka shënuar nga penalltia.

STATISTIKAT E MESSIT

Më së shumti gola: 14

Më së shumti asiste: 10

Më së shumti pasime kyçe për ndeshje: 3.6

Më së shumti driblime për ndeshje: 4.4

Më së shumti gola nga goditja e dënimit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN