MENU
klinika

Detajet

Atentati në Laprakë/ Vajza e djali në lidhje dashurie

26.12.2018 - 20:20

Një djalë dhe një vajzë iu bë atentat me armë zjarri sot në Tiranë. Për pasojë nga të shtënat humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjinkola dhe u plagos rëndë Erjon Denga, 23 vjeç.

Mësohet se dy të rinjtë ishin në një lidhje dashurie, por kishin vetëm pak kohë bashkë. Po ashtu mësohet se gjatë momentin kur ndodhi krimi ata ishin në një mjet tip ‘Benz A Class’ ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar i janë afruar dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash.

vrasja-ne-laprake-konica.al

Vajza mori 2 plumba në kokë, ndërsa djali në qafë dhe shpatull.

Për pasojë vajza humbi jetën në spital, ndërsa djali po i nënshtrohet një operacioni ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fill pas krimit, dy të autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore