MENU
klinika

Risitë

“Audi” investon 14 miliardë euro në teknologji të reja

06.12.2018 - 15:58

Prodhuesi gjerman i automjeteve, “Audi” do të investojë 14 miliardë euro në zhvillimin e automjeteve elektrike, dixhitalizim dhe makinat pa pilot në vitet në vijim.

Synimi është që të ofrohen 10 modele krejtësisht elektrike dhe 10 të tjera me motor hibrid deri në vitin 2025.

“Ne kemi orientuar synimet tona drejt lëvizshmërisë elektrike dhe do t’i përqendrojmë edhe më shumë përpjekjet tona”, tha Bram Schot në selinë qendrore të “Audi” në qytetin gjerman të Ingolstadt.

Schott është kreu i përkohshëm i “Audi” pas arrestimit të Rupert Stadler për shkak të skandalit për manipulimin e testeve për ndotjen.

Investimi i “Audi” është pjesë e strategjisë së grupit “Volkswagen”, që ka shpallur një plan investimi prej 44 miliardë eurosh në teknologji të reja.