MENU
klinika

E pushoi nga puna

Balerini shpërthen ndaj Albi Nakos: Mosmirënjohës!

29.12.2018 - 21:11

Pak ditë më parë, Graciano, balerini i grupit të baletit të Albi Nako-s, më një video të postuar në rrjetet sociale bëri të ditur se është pushuar nga puna. Megjithatë, ai nuk e ka mbyllur këtu.

I ftuar në “Thumb”, balerini rrëfeu se Nako është njeriu më mosmirënjohës që njeh pasi nuk i ka dhënë asnjë lloj shpjegimi.

“Mua më është bërë remove nga grupi i punës ne Whatss App dhe asgjë më shumë. Vetwm një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. E kam marrë në telefon Albin që të paktën të merrja një sqarim më ka thënë që do të flasim nga afër, por që nuk ndodhi kurrë. Unë e lash pastaj sepse nuk mu duk më me rëndësi. Nuk e di çfarë ka ndodhur ndoshta ka probleme me veten, ndihet i paplotësuar,”- tha Graciano.

I pyetur nëse ka pasur përplasje me koreografin, balerini tha se gjithçka shkonte mirë mes tyre dhe madje e ka konsideruar mik. “Nuk ka pasur asnjë debat as fërkim asgjë. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën. Mosmirënjohja është gjëja me e keqe tek një person dhe ai e ka këtë.

Sepse duke qenë se unë jam mirënjohës ndaj çdokujt që e meriton, dhe unë baletin e kam ushtruar sepse e dua si profesion dhe jo vetëm për të ardhura sepse dihet se sa paguhen balerinët këtu tek ne, e rrjedhimisht ti më ke prerë krahët. Ndihem shumë i prekur sepse ishte personi i fundit që e prisja ta bënte këtë. Jo se më ka mbajtur me hatër sepse unë e kam mbajtur vetë vendin e punës por miqësia që kemi patur. Mund të thoshte Graciano këtu ti po gabon,”- përfundoi ai.