MENU
klinika

Oferta

Barça në kundërsulm , 150 mln euro + 1 lojtar…

25.12.2018 - 13:30

Rregullat e Fair Play-it Financiar duket se kësaj here do të prekin direkt edhe PSG-në dhe Barcelona ka gati ofertën që mund të bindë Paris Saint-Germain të heqë dorë nga Kylian Mbappe, sipas “Don Balon”.

Francezët janë nën presionin e UEFA-s për të respektuar rregullat e Fair Play-it Financiar dhe, siç është shkruar në ditët e kaluara, mund të jetë e detyruar të shesë një nga dy yjet e saj më të shndritshëm, Neymar ose Mbappe.

Barcelona mund t’i shkojë në ndihmë skuadrës së Al Khelaifi me një super ofertë, që do t’i siguronte katalanasve sulmuesin e ri francez dhe do ta bindte Neymar të qëndronte në Paris.

konica sportkonica sport mobile

mbappe neymar
mbappe neymar

Braziliani, në fakt, do ta harronte shumë shpejt Real Madrid-in nëse “Cou” do të transferohej te PSG. Kështu, klubi katalanas është gati të ofrojë Coutinho-n (vlen 100 mln euro) dhe 150 milionë për Mbappe.

Nëse ky operacion do të realizohet, Messi me shokë do të kishin në ekip lojtarin më të mirë të Europës dhe Real Madrid nuk do të arrinte të merrte dot Neymar. Një strategji e mirë nga Barcelona, por do të shihet se sa do të realizohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëna e Mbappe për provën te Chelsea

“Merreni tani, pas 5 vitesh do duhen 50 mln £”

PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon