MENU
klinika

Vjen nga Premier League

Barcelona bëhet gati për blerjen më të shtrenjtë

09.12.2018 - 13:52

Skuadra e Barcelonës po bëhet gati të bëj blerjen më të madhe të historisë së futbollit, duke kaluar edhe Neymar, që u shit te PSG për 222 milionë euro. Sipas asaj që raporton “The Daily Star”, spanjollët do të ofrojnë rreth 200 milionë stërlina (254 milionë euro) për sulmuesin e Tottenham, Herry Kane.

Transferimi pritet të ndodhë në verën e ardhshme dhe palët kanë nisur negociatat e para. Pak kohë më parë, Luis Suarez “sugjeroi” klubin e tij se duhet të kërkonte për një sulmues tjetër, pasi ai tashmë është 32 vjeç.

Një sugjerim i sinqertë, por edhe real i uruguajanit. Mesa duket, klubi është vënë në lëvizje dhe një ofertë e tillë vështirë se do të refuzohet nga londinezët. Kane mban gjithashtu edhe shiritin e kapitenit te kombëtarja e Anglisë.

jamie vardy dhe Harry Kane
jamie vardy dhe Harry Kane

Kujtojmë që Tottenham ka shitur në La Liga, te Real Madrid, edhe dy jet e vet, fillimisht Luka Modric dhe Gareth Bale, me këtë të fundit që vendosi rekord në shitje deri kur Pogba dhe Neymar e thyen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN