MENU
klinika

Rrëfimi i Presidentit të FSHF

“Bastet do ndalohen, aq sa duhani në lokale”

04.12.2018 - 21:31

Presidenti i FSHF, Armand Duka, në një intervistë në “Ora Neës”, teksa gjendet 16 vjet në krye të federatës, flet për gjendjen aktuale të Kombëtares Shqiptare, si edhe për ato të moshave, kampionatin shqiptar apo edhe çështje të tjera.

LIGA E KOMBEVE – “Nuk mund ta them një zhgënjim. Sa më lart të ngjitesh, aq më e vështirë bëhet. Kur vjen pas kualifikimeve, dhe pas vendit të tretë në kualifikueset e botërorit, patjetër që kërkon akoma më shumë.

Kishte specifikat e veta. Edhe kompeticioni, por edhe grupi me tre që është i vështirë. Një gabim të bësh dhe e bën të vështirë. Mbetëm në ligë, nuk është se zbritëm.”

armand duka
armand duka

MOSHAT – Në sjelljen e stafit teknik në FSHF, nuk ka qenë ndryshimi i menjëhershëm pas një rezultati. Të gjithëve u është dhënë mundësia për të punuar dhe për të dhënë rezultate më shumë. Kur nuk kanë ardhur, ka pasur ndryshime.

Kam edhe unë kritika, por jo deri në nivelin që duhet të bëjmë revolucion. Shkojmë në mars direkt me kualifikuese pa asnjë mundësi për të bërë eksperimente. Gjithmonë mbahet mend rezultati. Në futboll, fatkeqësisht shenjëstrohet trajneri.”

KAPITENI – “Është tashmë një kapiten i zgjedhur nga ekipi, Mavraj, Hysaj. Kapiteni i ekipit është diçka që nuk mund ta mbash përjetësisht.”

altin lala e duka
altin lala e duka

KAMPIONATI – “Ku ka gjë në Shqipëri që nuk akuzohet për blerje dhe shitje. Shqipëria ka mungesë besimi në çdo gjë dhe akoma më shumë në një lojë. Kam dëgjuar njerëz që vënë bast një skedinë 1 mijë lekë dhe kur e humbim, thonë e shiti Mesi apo Ronaldo.

Nuk është për t’u errësuar me logjikën e bastexhinjve. Pikat e basteve do të ndalohen, aq sa është ndaluar duhani në lokalet shqiptare.”

PËRJASHTIMET E TIFOZËVE –  “Duhet të kemi stadiume të nivelit të kulturuar në të cilat të vijnë edhe femrat. Edhe nëna ime, edhe motra ime etj. Duhet të kemi klimë të pranueshme. Kjo detyron komisionin që të marrë shpesh vendime të kontestueshme për vendime kolektive.”

“ARENA KOMBËTARE” –  “Është një stadium me 2 bashkëpronar, por njëri bashkëpronar nuk dha dhënë akoma kontributet e veta, Qeveria. Përderisa ‘Allianz Arena’ ka emër komercial, pse mos ta bëjmë dhe ne. Do të jetë një stadium komod.”

duka armand
duka armand

POLICIA E SHTETIT – “Nuk është iniciativë e jona, madje nuk është se kemi qenë shumë pro vendimit për të larguar policinë nga stadiumet. Kemi qenë para faktit dhe jemi detyruar të bëjmë më të mirën pa praninë e policisë. Duhet të shohim realitetin dhe jo krahasimet me Anglinë”.

DËSHTIME – “Nëse nuk dështon, nuk arrin të bësh sukses.”

ERION BRAÇE – “Nuk është vetëm Braçe kundërshtar. Kritika do të ketë për çdokënd në detyra publike”.

DE BIASI – “Absolutisht dashuri e pakushtëzuar. Besoj se suksesin më të madh e ka pasur me Kombëtaren. Shqiptarët e respektojnë, përderisa ndjehet mirë dhe pa preokupime, vjen, takon ekipin dhe miqtë e tij”.

duka panucci e de biasi

KEQARDHJA – “U largua sepse ndoshta mbaroi ciklin. Kishte nisur një edicion jo aq i suksesshëm. Ishte marrëveshje dypalëshe që duhej ndryshuar. Konsensus mes nesh dhe De Biasit që bashkëpunimi duhet të ndërpritej. De Biasi ka qenë i kontestuar në vitin e parë po aq sa edhe Panucci. Urojmë që Panucci të ketë edhe aq sukses sa De Biazi”.

RIKTHIMI – “Është një diskutim që sot nuk na çon kurrkund. Jemi ekip me staf dhe trajner që nuk kemi pse të diskutojmë për këtë”.

STADIUMI KOMBËTAR – “Ngërç? Akoma jo, nuk është zgjidhur. Kemi planifikuar një buxhet dhe buxheti i financuar është vetëm i donatorëve të FSHF-së, nëpërmjet projekteve të UEFA-s. Qeveria nuk ka asnjë kontribut financiar. Rimbursimi i TVSH-së është e zeza mbi të bardhë që duhet të bëhet. Kjo na cënon”.

HAPAT – “Arsye nuk ka. Sebepi është absurd. Kemi aplikuar një javë më vonë. Në rregull le të rimbursohet një javë më pas. Besoj se kemi ekspertë të mirë që e argumentojnë se na takon. Në fund të fundit e pengon përfundimin.

duka armand
duka armand

Më shumë më duket një i vogël që luan në komisionet e financave apo në komisionet e ekonomisë. Nuk mund të them që është vullneti i Qeverisë apo i Kryeministrit”.

PUNIMET – “Grafiku ka qenë normal. Punimet kanë qenë sipas parashikimeve. Jemi në vështirësinë në dorën e fundit për të përfunduar projektin. Do të jetë vërtet stadium i bukur. Nga stadiumi nuk shihet kulla. Nëse nuk do të ketë pengesa të tjera, në 2019 do të luajmë aty”.

EMRI “QEMAL STAFA” – “Ai është një stadium i ri që nuk ka as emër. As Arena Kombëtare dhe as Qemal Stafa. Është kompani më vete, me bashkëpronarë FSHF-në dhe Qeverinë. Qeveria nuk ka dhënë ende kontributet.

Më 7 dhjetor është data e fundit duhet ta deklarojmë stadiumin se ku do të luhet. Do të bëjmë të gjithë përpjekjet për ta arritur 22 marsin që duket e vështirë. Uroj që ta përfundojmë, por zyrtarisht do ta përcaktojmë shpejt.”

armand duka ne elbasan arena para izrael
armand duka ne elbasan arena para izrael

PREMIO – “Ata që luajnë e dinë se çdo të thotë të luash me Kombëtaren. Nuk besoj se asnjë nga ata që luajnë në Kombëtaren, e çojnë nëpër mend që duhet të luajnë për bonuse.

FSHF apo edhe Qeveria kanë mbështetur me shpërblime financiare. Nuk është vit shumë i suksesshëm me rezultate sportive. Uroj që të kemi sa më shumë rezultate sportive dhe të japim sa më shumë bonuse”.

RIKANDIDIMI – “Futbolli në Shqipëri është jo vetëm i rëndësishëm, gati fe. Atë që ka arritur futbolli e bëjnë që njerëz të tjerë të duan të kontribuojnë dhe ta çojnë akoma më përpara. Ky mund të ishte rasti i konkurrimit të këtij viti.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF largon presionin

Duka: Kombëtarja e Shqipërisë, jo e Panuccit

Presidenti i FSHF për humbjen

Duka: Koha e llogoreve nuk vlen për askënd