MENU
klinika

Bundesliga, java 16

Bayern vuan ndaj Leipzig, por merr 3 pikët

19.12.2018 - 22:23

Bayern Munchen ka vuajtur jo pak në ndeshjen kundër Leipzig në “Allianz Arena”, por në fund ka arritur të marrë maksimumin. Kampionët në fuqi të Bundesliga-s kanë fituar 1-0, duke ngushtuar kështu në 6 pikë diferëncën me kreun, që mbahet nga Dortmund (pësoi humbjen e parë mbrëmë).

Ka qenë një pjesë e parë totalisht e dominuar nga vendësit, por nuk ishte e thënë që topi të përfundonte në rrjetë. Për pasojë, fraksioni i parë ka përfunduar në barazim pa gola.

Në të dytën, edhe miqtë kanë tentuar disa herë ta kapin në kundërsulm Bayern, por nuk ia dolën dot. Për të ardhur në minutën e 83-të, kur Ribery shënon golin e fitores. Një gol me vlerë të madhe për veteranin francez.

Në fundjavë mbyllet faza e parë e Bundesliga-s, me Dortmund që pret Gladbach, ndërsa Bayern Munchen do të udhëtojë në Frankfurt, vërtet sfida mjaft interesante.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN