MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

BE flet për dialogun Kosovë-Serbi

20.12.2018 - 17:00

Kosovë

Letrën presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiç, Bashkimi Evropian e sheh si një shenjë të inkurajimit dhe mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë e tha zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç.

Maqedoni

Pranohet ndryshimi i Aleancës për Shqiptarët që edhe Kosova shtohet në Kushtetutë si shtet fqinj.

Ky ishte amendamenti i dytë i Zijadin Selës dhe Syrija Rushidit nga Aleanca për Shqiptarët ku kërkohej që të shtohen “kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe kufiri i saj i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”.

Serbi

Donald Trump, i ka dërgua një letër me tone sa miqësore aq edhe kërcënuese presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Në këtë letër që u publikua flitet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi theksohet se duhet të shfrytëzohet kjo mundësi unike.

Më 14 dhjetor u bë e ditur se presidenti amerikan, Donald Trump, i dërgoi një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator të votuar në Kuvend, me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe afateve për procesin e dialogut.

Sipas të parit të ekzekutivit, qeveria e Kosovës ka ndërtuar një ekip dinamik të ekspertëve që ka përgatitur materien gjithëpërfshirëse, të gjallë, të hapur për debat, me qëllim që procesi i dialogut mes dy shteteve të jetë transparent.

Maqedoni

Me paraqitjen e dëshmive shtesë nga një pjesë e të akuzuarve në Gjykatën Penale në Shkup, vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prilli të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Në seancën e kaluar dëshmi shtesë propozuan mbrojtja e të akuzuarve Krsto Mukoski, Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Munir Pepiç, Igor jug dhe Aleksandar Vasilevski “Ninxha”. /Konica.al/

Si u zbulua plani nga Shërbimet Sekrete të Greqisë

Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

"Një mandat të mbarë"

Ali Ahmeti uron kryeministrin Rama

Mbledhja e parë e përbashkët qeveritare

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe M. së Veriut

Çfarë shkruajti shtypi gjerman?

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Von der Leyen njofton vizitën në Ballkan

“Do përçoj angazhimin tonë për anëtarësimin në BE”