MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

BE-ja kërkon suspendimin e taksës 100%

16.12.2018 - 17:16

Kosovë

Tarifa ndaj Serbisë vijon të mbajë të ndarë në qëndrimet e tyre institucionet e larta të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, komisionarja Malmstrom dhe Hahn i kanë dërguar zyrtarisht një letër të përbashkët kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ata kërkojnë anulimin deri të hënën të vendimit për taksën 100 për qind të produkteve serbe, ndërsa ofrojnë zëvendësimin e emërtimit UNMIK me Kosova në Marrëveshjen për CEFTA-së.

Kosovë

Mijëra komente kanë shkuar në adresën e Facebookut të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Mogherini, e cila është edhe ndërmjetësuese në dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur kundërshtime të ashpra ndaj taksës 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe dhe boshnjake, si dhe votimit për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Kosovë

Rusia dhe vendet perëndimore nuk arritën të gjejnë konsensus lidhur me formatin e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të caktuar për ditën e hënë që do t’i kushtohet krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Derisa Rusia e Serbia kërkojnë që mbledhja të jetë e hapur për publikun, vendet perëndimore e kundërshtojnë një gjë të tillë. Kështu thotë një burim i dhënë agjencisë ruse shtetërore të lajmeve “Tass” nga Misioni i Përhershëm rus në Kombet e Bashkuara.

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se themelimi i ushtrisë së Kosovës, pavarësisht diskutimeve që do të ndodhin në Këshillin e Sigurimit, është një proces i pakthyeshëm dhe vetëm do të fuqizohet.

Sipas tij, nëse Serbia është shqetësuar për themelin e ushtrisë tonë, serbët e Kosovës ndihen të sigurt.

Maqedoni

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE njoftojnë se do të organizojë marsh protestues në qytetin e Velesit.

Nga atje shtojnë se të rinjtë nuk shohin më kushtet jetese në Maqedoni.

Serbi

Pas vendimit për ushtrinë, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë, por reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç ishte i menjëhershëm.

Vuçiç gjatë një interviste për një televizion serb TV Prva, deklaroi se me miratimin e rezolutës në Parlamentin e Kosovës, Prishtina e mbylli derën e dialogut. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Frika më e madhe e Vuçiçit mund të bëhet realitet

Plani i SHBA dhe Britanisë për të copëtuar Serbinë

Gjendja e dy të rinjëve të plagosur

Përplasja mes dy grupeve, humbet jetën kalimtarja

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE

Çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Komisionit

"Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë"

Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm

"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…