MENU
klinika

“Kompozitorja e vitit”

Bebe Rexha merr çmimin dhe shpërthen në lot

03.12.2018 - 11:59

Ndonjëherë gjendemi duke kërkuar gjithnjë e më shumë e më shumë nga vetja dhe jeta, por ky çmim për mua është një “Grammy””.

Kështu është shprehur këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha pasi u nderua me një çmimin “Kompozitorja e vitit”, në West Hollywood të Kalifornisë të SHBA-së. Pas marrjes së çmimit, 27-vjeçarja mbajti një fjalim teksa u përlot dhe videoja po bën xhiron e rrjetit.

Ajo e cilësoi këtë çmim si një “Grammy” dhe tha se aftësinë për të shkruar këngë nuk do ta neglizhonte asnjëherë, as kur të ndalonte së performuari.

Dikur e krahasoja veten time me atë të të tjerëve, por një ndër gjërat për të cilat jam krenare dhe mirënjohëse është aftësia ime për të shkruar këngë, aftësi që do ta kem edhe kur një ditë të ndaloj së performuari”, tha Rexha.

Por në këtë event nuk u vlerësua me çmim vetëm Bebe Rexha, pasi edhe këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipa mori një çmim mjaft të rëndësishëm, ajo u vlerësua me çmimin “Artistja e vitit”.