MENU
klinika

Deklarata e fortë e Berishës

Bën thirrje për të rrëbyer armët/ PS kërkon ndëshkimin e Berishës

21.12.2018 - 13:48

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sërish sot një deklaratë të fortë teksa ka kërcënuar maxhorancën se nëse nuk miraton amendamentin e vetingut në politike, atëherë ai ka premtuar se “djemtë do të rrëmbenin armët dhe do i zhduknin socialistët si minj”.

Në Parlament ai është zotuar para deputetëve, duke thënë se “po ju jap fjalën e nderit”, se shqiptarët do e hedhin zgjedhën e krimit me çdo çmim dhe kjo do të behet “dhemb për dhëmb”.

“Mos vazhdoni kështu miratoni amendamentin, ju jap fjalën e nderit që nuk do të jetë larg dita kur në rrugë dhe sheshe do të ushtojë, “o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.

Dhe do zvarriteni rrugëve dhe do zhdukeni si minj, se shqiptarët do hedhin zgjedhën e krimit me çdo çmim. Ose në mënyrë të ligjshme ose dhemb për dhëmb dhe pastaj do i kujtoni këto fjalë, por do jetë vonë”, tha sot Berisha.

Por pas kësaj deklarate të fortë, kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi ka kërkuar nga Grupi Parlamentar i PD-së që të distancohet nga këto thirrje.

“Hera dytë që pardoni fjalët e partizaneve, ‘o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri’. Por i kërkoj grupeve parlamentar të distancohen nga këto thirrje”, tha Ruçi.

Fill pas Ruçit, kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar ndërprerjen e seancës dhe ka kërkuar që të merren masa ndaj deputetit, Sali Berisha, për thirrje antikushtetuese në parlament.

“Kërkoj që të merren masa ndaj deputetit Sali Berisha për thirrje anti-kushtuese në Parlament”, tha Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN