MENU
klinika

Serie A, Java 16

Berisha dhe Gjimshiti mundin Strakoshën

17.12.2018 - 22:37

Ka mjaftuar një gol i Zapatës që në minutën e parë të ndeshjes dhe Atalanta ka fituar 1-0 ndaj Lazios, duke iu afruar edhe në renditje, duke e kërcënuar për vendin e pestë. Edhe pse me një gol, sfida ka qenë shumë e luftuar.

Zapata shënoi që në start të ndeshjes në portën e Strakoshës, me portierin shqiptar që nuk kishte shumë faj në pësimin e golit. U duk sikur do të kishte shumë gola, por në fakt, rezultoi të ishte përcaktues ai i Zapatës.

Etrit Berisha ishte titular në portën e Atalantës, ndërsa Strakosha në atë të Lazios. Në fillimin e pjesës së dytë në fushë hyri dhe Berat Gjimshiti, duke i dhënë forcë mbrojtjes të mos pësonte gol.

Në fakt, në fund është shënuar një gol nga Lazio, por VAR e ka anuluar pas shumë polemikash. Një debat që me sa duket, do të vijojë edhe nesër…