MENU
klinika

E ftuar speciale Hillary Clinton

Beyonce këndon në dasmën e milionave në Indi

10.12.2018 - 13:52

Shumë persona në të gjithë botën e kanë ëndërr të marrin pjesë në koncertet e saj e jo më ajo të këndojë në dasmën e tyre.

Beyonce është një nga divat e muzikës moderne, por edhe ajo nuk mund t’i thotë jo parave, madje për kundrazi. Bey pranoi të këndonte në dasmën e Isha Ambani, vajza e njeriut më të pasur të Indisë.

Një dasmë përrallore, ku e ftuar speciale ishte edhe Hillary Clinton mes yjeve të tjerë të Bollivudit e jo vetëm.

E aty ka performuar vetë mbretëresha Bey, siç e njohin ndryshe Beyoncen. Këngëtarja ishte vetëm një prej emrave të famshëm të ftuar në dasëm, ku në krah të yjeve të bollivudit kishte edhe miq specialë si Hillary Clinton.

Javën e kaluar, Isha Ambani vetë ishte shoqëruese e nuses në dasmën e aktores Priyanka Choprame me këngëtarin amerikan Nick Jonas. Dasma e saj është praktikisht të mërkurën, por kremtimet kanë nisur që në fundjavë.

Sipas raporteve në media, të ftuarit kanë mbërritur me 100 fluturime të ndryshme Charter. Blogere të famshëm, gazetare e revistat e stilit të jetesës kanë qenë të angazhuar duke klikuar instagramin për të ndjekur hap pas hapi festimet.

Beyonce u ngjit në skene të dielën për të ashtuquajturën Sangeet, një mbrëmje muzike dhe valle, e cila zakonisht i paraprin dasmës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN