MENU
klinika

Ndërpritet komunikacioni

Bllokohet rruga Prishtinë-Shkup

08.12.2018 - 10:24

Do të ketë ndërprerje të komunikacionit në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup.

Komunikacioni në këtë magjistrale do të ndërpritet për shkak të ndërtimeve rrugore në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Komunikacioni do të jetë në ndërprerje deri në orën 17:00.

Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë po zhvillohet pa ndërprerje dhe në rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. /Konica.al/