MENU
klinika

Studentët në rrugë

Bojkotohet mësimi në Vlorë, Gjirokastër e Shkodër

11.12.2018 - 09:35

Studentët kanë nisur protestën edhe në qytetin e Vlorës. Mësohet se janë mbledhur mbi 100 studentë të cilët janë vendosur në hyrje të universitet “Ismail Qemali”.

Ndërkohë studentët kanë arritur të bojkotojnë të gjithë mësimet e parashikuar në oraret në një pjesë të madhe të fakulteteve.

Ka bojkot të provimeve, ndërsa ata shprehen se do jenë në protestën e tyre. Protesta është përqendruar pranë rektoratit.

Kjo është dita e tretë në Vlorë, por që do të vijojë si në Tiranë. Nxënësit nuk janë bashkuar me studentët”.

Ndërkohë edhe në Gjirokastër studentët janë tubuar para Universitetit “Eqrem Çabej”, të cilët kanë marrë sot leje nga autoritete vendore. Protesta në këtë qytet vijon për të tretën ditë radhazi.

“Kanë patur edhe kërcënime për studentët për të mos marrë pjesë në protestë. Dita e sotme është lajmëruar të jetë me përmasa më të mëdha. Ditën e sotme pritet të jetë më masive. Sot është marrë leje nga policia. I kanë lejuar, por me një orar të reduktuar. Policia ka qenë e pranishme rreth ambienteve ku po mbahet protesta. Ka nisur protesta, por pritet të rritet numri i tyre”, raportohet.

Ka nisur edhe në Shkodër protesta e studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Studentët kanë nisur të mblidhen bashkë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kanë ankesa të shumta për cilësinë e mësimit por edhe nga kërkesat minimale si për kushtet dhe literaturën që iu mungon. Me parulla të shumta në duar ata i janë bashkuar lëvizjes së madhe studentore në të gjithë vendin.

Ata kanë kënduar këngën partizane “Eja mblidhuni këtu” dhe himnin kombëtar.

Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit

“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit!

Do hetohen shkaqet që sollën situatën problematike

KLSH nis auditim pas përmbytjeve në Vlorë

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Sarandë

Si në filma, 65-vjeçari goditet për vdekje me shishe në fytyrë