MENU

Detajet

Bora izolon disa fshatra në Dibër. Pa energji Tropoja

14.12.2018 - 09:50

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në disa zona malore në vend, ndërkohë që kanë filluar edhe problemet e para. Situata më e vështirë paraqitet në qarkun e Dibrës, ku në zonat e thella shkon mbi 30 cm dhe janë izoluar disa fshatra. Ndërkohë qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi në Kukës-Peshkopi.

Qarku i Kukësit gjatë datës 14.12.2018 rreth orës 01:00 është përfshirë nga reshje bore në të gjithë territorin.

Lartësia e borës në qytetet Kukës 7 cm, Krumë, 4 cm e në Bajram Curri, 30 cm.

Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meterologjik Kukës kemi këto të dhëna të motit:

Temperatura aktuale: -0.4 gradë celsius.
Temperatura minimale: -0.6 gradë celsius.
Era: Qetësi.
Shikimi: 6 km.

Sipas informacioneve të marra nga Firmat Kontraktore të akseve rrugore nacionale, strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë, strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë:

Aktualisht akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve.

Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike.

Rruga e Kombit e kalueshme normalisht. Kanë punuar e punojnë 12 borëpastruese e 2 kamionçina. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 15 cm. Gjatë aksit është hedhur kripë.

Kolsh-Q.Shllak e kalueshme normalisht pjesërisht pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 10 cm.
Kukës-Bushtricë e kalueshme normalisht. Punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 15-20 cm.
Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht. Punon 1 borëpastruese e 1 fadromë.

Kukës-Krumë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 3 borëpastruese. Lartësia e borës Q.Tobli 7 cm e në Q.Prushi 15 cm.
Krumë-Q.Prushi-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 4 borëpastruese.Lartësia e borës në Q.Prushi 10 cm.
B.Curri-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese 1 fadromë. Lartësia e borës Q. Luzhë 25 cm.

B.Curri-Valbonë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 30 cm.
Ura e Bujanit- Q.Morinë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës në Q.Morinë 20 cm.
Gjithsej nga firmat Kontraktore janë vënë në punë 30 mjete e 62 punëtorë.

Akset rrugore bashkiake: Nuk kemi probleme të veçanta akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht.

reshje bore korce-konica.al

Energjia elektrike:

Pa energji elektrike: Bashkia Tropojë: NjA Margegaj, fshatrat Visoç, Radogosh të NjA Bytyq.

Hidrovoret, uji, lumenjtë: Nuk kemi probleme në drejtim të objekteve me rrezikshmëri cilët janë nën kontroll.
Rezervuaret: Aktualisht nuk kemi probleme në rezervuarët.
Spitalet: Nga Informacionet e marra nga strukturat nuk kemi emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike.
Shkollat: Procesi mësimor vazhdon normalisht.

Banesat: S’kemi probleme.

Tokat bujqësore, blegtoria: Nuk kemi probleme.
Komisioni i Emergjencave Civile të Qarkut e grupet e punës së Prefektit vazhdojnë të ndjekin me përparësi situatat që po zhvillohen duke marrë masat përkatëse.