MENU
klinika

Protestat e banorëve

‘Bregu i Lumit’/ Banorët: Nuk i braktisim shtëpitë pa gjak

08.12.2018 - 16:43

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të “Bregut të Lumit”, banesat e të cilëve rrezikojnë shembjen nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”.

Një nga protestuesit, teksa u bëri thirrje autoriteteve për plotësimin e kërkesave të tyre, tha se banorët e “Bregut të Lumit”, nuk i braktisin shtëpitë e tyre, pa gjak.

“I bëj thirrje Erion Velisë të ulet në gjunjë me këtë popull fukara dhe të na japë djersën tonë. Të na japë lekët tona, se ky popull ka hedhur djersën këtu.

Ky popull nuk vjen nga Afganistani, janë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Kemi paguar ujë drita dhe të gjithë taksat. Vetëm kur të shkelen mbi kufomat tona, se shtëpitë tona nuk i lë pa gjak. Shtëpitë tona nuk i shemb”, tha një nga banorët.

Në protestë kishte edhe fëmijë, ndërsa një nga banorët tha se ato do t’i ndjekë gjithë jetën kjo qëndresë e tyre.

“Këto janë të gjithë me stres, këtë kujtim do të kenë nga ne baballarët”, tha ai.