MENU

Pasojat e Brexit

Britaninë e pret një “krizë konstitucionale”…

03.12.2018 - 15:47

Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me një “krizë kushtetuese” nëse Theresa May nuk publikon këshilla të plota ligjore për marrëveshjen e saj Brexit të hënën, kanë paralajmëruar Laburistët.

Sam Gyimah, i cili u largua nga qeveria të premten, tha se dhënia e këshillave ishte “çelësi për rikthimin e besimit në politikë”.

Prokurori i Përgjithshëm Geoffrey Cox do të bëjë një deklaratë për këtë më vonë. Ai do të publikojë një version të reduktuar të këshillave ligjore në ora 14:00, pavarësisht thirrjeve nga deputetët nga të gjitha partitë për të publikuar një version të plotë.

Deklarata e tij në Dhomën e Komuniteteve do të pasohet nga pesë ditë diskutim për marrëveshjen e propozuar të Brexit.

Sekretari i brendshëm Sajid Javid ka hedhur poshtë spekulimet se votimi përfundimtar për marrëveshjen e Mayt, që duhet të bëhet më 11 dhjetor, mund të shtyhet, duke thënë se nuk kishte “ndonjë shans” për këtë.

Përpara pesë ditësh diskutim mbi marrëveshjen, të cilat fillojnë të martën, Laburistët planifikojnë të bashkojnë forcat me partitë e tjera, për të shpërfillur procedurat e Parlamentit,

Sekretari i Brexit Sir Keir Starmer tha për Sky News: “Nëse ata nuk publikojnë këshillat…kjo do të jetë një përplasje mes qeverisë dhe Parlamentit”

Së fundmi, Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen nga qeveria, e përshkroi marrëveshjen në kolonën e tij të përjavshme Daily Telegraph si “një kurth të madh”.

brexit theresa may konica.al

Debati i Commons mbi marrëveshjen e Theresa May do të nisë të martën, me kryeministrin që po përballet me luftën e jetës së saj politike për t’u bërë deputetëve të mbështesin marrëveshjen në një votim më 11 dhjetor.

Ministrat këmbëngulin se ata mund të bindin shumë prej tyre të ndryshojnë mendim, sepse, ata pretendojnë, alternativa është ose Brexit pa marrëveshje ose s’do të ketë Brexit fare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koha për një lider të ri

A do të dorëhiqet Theresa May pas Brexit?