MENU
klinika

A po “plaket” ajo?

Britney Spears sot ka ditëlindjen!

02.12.2018 - 16:57

Britney Jean Spears lindi në McComb, Mississippi më 2 dhjetor 1981 dhe u rrit në Kentwood, Louisiana, SHBA.

Është një këngëtare, kantautore, aktore, stiliste, kërcimtare, kompozitore, regjisore dhe producente amerikane. Spears e filloi karrierën e saj që në moshë të vogël me role në produksione teatrale dhe në shfaqje televizive, për të nënshkruar më pas me Jive Records në 1997.

Ajo u bë artistja adoleshente më e suksesshme e të gjitha kohërave dhe u nderua me tituj të shumtë, duke përfshirë këtu edhe titullin “Princesha e Pop”.

Albumet e para të saj, ‘Baby One More Time’ dhe ‘Oops!… I Did it Again’ u bënë suksese ndëkombëtare dhe albumi i parë u bë albumi më i shitur nga ndonjë artist adoleshent, rekord që e mban edhe sot e kësaj dite.

Në 2001, Spears lançoi albumin e saj të parë të vetë-titulluar, ‘Eponimos’. Ajo mori përsipër kontrollin kreativ në albumin e saj të katërt ‘In the Zone’, i cili prodhoi këngën e veçuar me suskses botëror, “Toxic”.

Në 2007, problemet personale të Spears, tej mase të publikuara nëpër mediat botërore e çuan karrierën e saj muzikore në zbrazëti. Albumi i saj i pestë ‘Blackout’ u lançua në fund të vitit dhe solli hitet “Gimme More”, “Piece of Me” dhe “Break the Ice”.

Sjellja e çregullt e Spears dhe shtrimet e saj në spital vazhduan deri në vitin pasardhës. Albumi i saj i gjashtë, ‘Circus’ u lançua në 2008 dhe solli hitin më të suksesshëm të Spears prej një kohë të gjatë, “Womanizer” dhe këngën e veçuar po ashtu të suksesshme “Circus”.

Turneu muzikor ‘The Circus Starring Britney Spears’ për promovimin e albumit, ishte turneu më fitimprurës nga ndonjë artist në vitin 2009. Në tetor të 2009 Spears lançoi këngën e veçuar “3” e cila u kthye në një tjetër hit shumë të suksesshëm dhe arriti pozicionet e para në klasifikimet botërore.

Albumi i saj i shtatë, ‘Femme Fatale’, që u lançua në 2011, u kthye në një nga albumet më të suksesshëm në karrierën muzikore të Spears. Ky album solli këngët e veçuara që u kthyen në hite ndërkombëtare, “Hold It Against Me”, “Till the World Ends” dhe “I Wanna Go”.

Spears mori pjesë në edicionin e dytë të “The X Factor U.S.” duke u bërë pjesë e jurisë bashkë me Demi Lovato, Simon Cowell dhe L.A. Reid. ‘Britney Jean’ u lançua në 2013 dhe ishte albumi i tetë i saj.

Ky album solli hitin “Work Bitch”, i cili u pozicionua brenda top 15 në klasifikimet botërore. Sidoqoftë, ‘Britney Jean’ është një nga albumet më pak të shitur të karrierës muzikore të Spears, sepse ajo nuk e promovoi mjaftueshëm.

Më vonë, po në vitin 2013, Spears filloi rezidencën e saj dy-vjeçare në Las Vegas me shfaqjen e titulluar “Britney: Piece of Me”. Aktualisht, Spears është artistja më e paguar në Vegas duke qënë se paguhet 475.000 dollarë amerikanë për një natë. Në 2016, Spears publikoi albumin e saj të nëntë, ‘Glory’.

Spears ka fituar çmime të shumta dhe tituj nderi, ku ndër më kryesorët përmendim: një çmim Grammy, gjashtë çmime ‘MTV Video Music Award’s bashkë me çmimin ‘Lifetime Achievement Award’, nëntë çmime ‘Billboard Music Awards’ dhe një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’.

Në 2009 ajo u rendit e teta në listën e Billboard për Artistët e Dekadës. Billboard gjithashtu e njeh atë si Artistja Femër më e Shitur e Dekadës, si dhe e pesta në listën e përgjithshme të Artistëve më të Shitur. Shoqata për Industrinë e Muzikës në Amerikë (RIAA) e rendit Spears artisten e tëtë femër më të shitur në SHBA me rreth 34 milion albume të çertifikuara.

Nielsen SoundScan e rendit të dhjetën në artistët më të shitur në marketet dixhitale, me më shumë se 32 milion këngë të shitura. Spears ka shitur më shumë se 100 milion albume në të gjithë botën, gjë që e bën atë një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave.

Revista Rolling Stone njohu suksesin e saj të pamohueshëm dhe të menjëhershëm dhe e quajti një nga momentet më të bukura të muzikës, ndërkohë që VH1 e rendit të njëmbëdhjetën në listën “100 Femrat më të Mira në Muzikë” të vitit 2012. Billboard e quan Spears si femra më seksi në industrinë muzikore.

Forbes raporton që Spears ishte muzikantja femër më e paguar e 2012, me fitime që arrinin shumën e 60 milion dollarëve amerikanë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN