MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Brnabiç tregon kur do të vazhdojë dialogu me Kosovën

27.12.2018 - 15:39

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, përsëriti sot se Beogradi zyrtar është i gatshëm të vazhdojë dialogun sapo të hiqen taksat 100 për qind mbi importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila është vendosur nga Prishtina.

Ajo gjatë një takimi me ambasadorin e Belgjikës, Kunar Adam në Beograd, theksoi se arritja e një zgjidhjeje kompromisi është e nevojshme për ruajtjen e përhershme të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Brnabiç e falënderoi Belgjikën për mbështetjen në procesin e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe theksoi se anëtarësimi i plotë mbetet synim strategjik i palës serbe.

Ajo shprehu shpresën se procesi i negociatave për anëtarësim do të përshpejtohet në periudhën e ardhshme dhe se përpjekjet e reformës së Serbisë do të vlerësohen në mënyrë adekuate. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë