MENU
klinika

Tuneli në Gjuraj

Bulqizë/ Gjendet i vdekur në tunel një person

29.12.2018 - 19:52

Një trup i pajetë është gjetur në një tunel në Bulqizë. 

Mësohet se kufoma është gjetur nga banorët në një tunel në fshatin Gjuras.

 

Bëhet e ditur se viktima është shtetasi Artur Lleshi 35 vjeç. Ai është identifikuar përmes kartës së identitetit që kishte me vete.

Mësohet se Lleshaj ishte larguar nga banesa e tij që në muajin korrik.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.