MENU
klinika

Aksident i rëndë

Burrë e grua përplasen për vdekje

04.12.2018 - 18:05

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ndërsa kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh të cilët ishin duke ecur në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur në Vloçisht teksa një makinë ka përplasur burrë dhe grua të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, por nuk kanë arritur të mbijetojnë dhe kanë ndërruar jetë.

aksident ne cerrik-konica.al
aksident ne cerrik-konica.al

Nuk dihet ende identiteti i viktimave si dhe shkaqet e aksidentit. Forca policie në vendngjarje vijojnë hetimet.