MENU
klinika

Dëmshpërmblim për tokat

By-pass në Fier/ Banorët në protestë, bllokojnë punimet

13.12.2018 - 19:54

Banorë të zonës së Fierit dhe përfaqësues të firmave nënkontraktore kanë protestuar sërish sot duke kërkuar dëmshpërblimet e tokës se prekur nga ndërtimi.

Fillimisht protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor, Fier- Seman, nga ku kanë kërkuar nga qeveria marrjen e masave për zgjidhjen e kësaj situate e cila po zgjat prej kohësh.

Më pas, së bashku ata kanë shkuar në zonën ku aktualisht është duke u punuar nga kontraktorët e ri të këtij by-passi.

Fier-by-pass-konica.al

Me thirrjet “Duam paratë tona”, protestuesit kanë bllokuar për rreth një orë punimet, duke thënë se protesta e tyre nuk është politike.

Në mbështetje të protestuese ka qenë edhe deputeti i partisë demokratike, njëherësh kryetar i PD në Fier Luan Baçi i cili ka theksuar se kjo nuk është një protestë e organizuar nga PD, si përgjigje për kryeministrin Rama.

Banorët, tokat e të cilëve janë prekur nga ndërtimi i by-passit kanë protestuar edhe më parë, ndërkohë që për të disatën herë janë rikthyer në protesta edhe firmat nënkontraktore të italianes Serenissima, e cila la në mes punimet, duke u lënë një barrë të konsiderueshme financiare firmave që punuan për të.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier