MENU
klinika

Vizita në Prishtinë

Çfarë do të bisedojë Hahn me liderët kosovar?

01.12.2018 - 16:07

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hanhn, të hënën do ta vizitojë Prishtinën.

Ai do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Çfarë do të bisedoj Hahn me liderët kosovar? konica.al
Çfarë do të bisedoj Hahn me liderët kosovar? konica.al

Liberalizimi i vizave (hyrja në rend dite në dhjetor, por pa gjasa reale për rezultat konkret), rrespektimi i shtetësisë së Kosovës gjatë procedurës së hyrjes së mallrave, autostrada energjetike dhe aviacioni, janë katër temat të cilat Hahn do t’i diskutojë me liderët kosovarë.

Pritet që Hahn të jetë shumë i ashpër për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kushti do të jetë të hiqet kjo taksë, ose mund të pasojë një formë e izolimit politik të Kosovës. /Konica.al/