MENU
klinika

Premier League, Java 17

Chelsea nuk gabon, thyhet Arsenal

16.12.2018 - 16:30

Chelsea ka marrë një fitore me vlerë në transfertë ndaj Brighton, falë golave të Pedros dhe Hazard në pjesën e parë, duke mposhtur 2-1 vendasit. Ndërsa Arsenal bie në Southampton, teksa vendi i fundit fiton 3-2 dhe ngjitet në vendin e 17-të.

Ishte Pedro ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’ pas një asisti të bukur nga Eden Hazard. Në minutën e 33’ belgu i magjishëm ka dyfishuar rezultatin. Pas një pasimi nga Willian, ai futet në zonë me një shpejtësi marramendëse duke mposhtur për të dytën herë portierin Ryan.

Chelsea arrin të shfrytëzojë në maksimum mundësitë e krijuara ndërsa Brighton e ka të pamundur të depërtojë në prapavijën e skuadrës së Sarri-t. Pas pushimit Chelsea rrezikon përsëri me Marcos Alonso, por goditja e tij ndalet nga shtylla.

Brighton rifutet në lojë me golin e March në minutën e 66’ dhe mundohet të bëjë diçka në minutat e mbetura. Por Chelsea e menaxhon mirë ndeshjen duke marrë tre pikë me vlerë.

Arsenal ka pësuar humbjen e tretë të sezonit pasi është mposhtur nga Southampton i vendeve të fundit me rezultatin 3-2. Ishte një ndeshje fantastike në St. Mary’s Stadium, por në fund Topçinjtë e Unai Emery kanë marrë një rezultati tepër zhgënjyes që i nxjerr nga zona e Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN