MENU
klinika

Rosie Huntington-Jason Statham

Çifti i famshëm, dasmë në natën e ndërrimit të viteve

19.12.2018 - 17:22

Pas një lidhje 8-vjeçare, më në fund, çifti i famshëm, Rosie Huntington-Whiteley e Jason Statham kanë vendosur të martohen.

Mësohet se dasma do të mbahet natën e ndërrimit të viteve. Supermodelja dhe aktori do zhvillojnë ceremoninë martesore në shtëpinë e tyre në Hollywood Hills.

Çifti, u takua për herë të parë në vitin 2010 dhe më pas u fejuan në 2016-ën, kur supermodelja ishte në pritje të ëmbël. Në qershor të vitit 2017, erdhi në jetë fëmija i tyre i parë Jack Oscar.

Burime për “Dailymail” treguan se ata kishin menduar të martoheshin në muajt e parë të 2017-ës, por më pas vendosën që edhe vogëlushi i tyre të ishte pjesë e gëzimit.