MENU

Antidepresivët

Cili është efekti anësor më i rrezikshëm i barnave të depresionit?

08.12.2018 - 18:42

Antidepresivët janë një klasë e barnave kundër depresionit, që balancojnë kimikate të caktuara në tru të cilat ndikojnë në gjendjen shpirtërore dhe sjellje.

Barnat kundër depresionit janë një klasë e barnave që moderojnë disa kimikate të caktuara në tru dhe janë të domosdoshme nëse mjeku juaj shikon një disbalancë.
Këto ilaçe u zhvilluan së pari në vitet 1950. Sot, ekspertët vlerësojnë se rreth 10 për qind e amerikanëve marrin një ilaç antidepresiv.

Barnat përdoren për të trajtuar një sërë problemesh, duke përfshirë:

• Depresion;

• Ankth;
• Agjitacion;

• Çrregullim obsesiv kompulsiv (OCD);

• Çrregullimi i ankthit social;

• Çrregullimi maniak-depresiv;

• Çrregullim i madh depresiv;

• Sindromi i stresit post-traumatik (PTSD);

• Çrregullimi i vëmendjes së deficitit të hiperaktivitetit (ADHD);

• Çrregullime e ngrënies;

• Dhimbjet neuropatike;

• Fibromialgjinë;

• Simptomat premenstruale.

 

Mund të duhen disa javë që antidepresivët të fillojnë të japin efektet e tyre. Ata merren zakonisht për muaj apo vite me radhë.
Ekzistojnë disa klasa të ndryshme të antidepresivëve. Këtu përfshihen:

• Frenuesit selektiv të rimarrjes së serotoninës (SSRIs);

• Frenuesit serotonin-norepinefrin reuptake (SNRIs);

• Antidepresivët tricikikë (TCAs);

• Frenuesit monoaminoksid oksid (MAOIs);

• Antidepresivët tetraciklikë (TeCAs);

• Antidepresivët noradrenergjik dhe specifik serotonergik (NaSSAs);

• Antidepresivët e zakonshëm.

Efekte anësore të këtyre barnave janë:

• Të përziera;

• Lodhje;

• Përgjumje;

• Marramendje;

• Tharje goje;

• Shikim të turbullt;

• Pagjumësi;

• Rritje të oreksit;

• Kapsllëk;

• Nervozizëm;

• Ankth;

• Humbja e dëshirës seksuale ose probleme të tjera seksuale.

Në studimet afatshkurtra, tregohet se këto barna rritën rrezikun e tendencave vetëvrasëse në disa fëmijë, të rinj dhe të rritur me depresion ose çrregullime psikiatrike.
Këto efekte ishin më të theksuara në javët pas fillimit të antidepresivëve ose kur rritet doza.

Një analizë e vitit 2016 e botuar në revistën BMJ, zbuloi se përdorimi i ilaçeve kundër depresionit mund të dyfishojë rrezikun e sjelljes agresive dhe vetëvrasjeve te fëmijët.
Bisedoni me mjekun tuaj për këto efekte të mundshme dhe si t’i minimizoni simptomat e ose t’i shmangni plotësisht ato.Rritja e peshës është një tjetër efekt i përbashkët anësor i barnave kundër depresionit.

Disa studime tregojnë deri në 25 për qind të njerëzve që marrin këto ilaçe, fitojnë një peshë të konsiderueshme.
Ju mund të minimizoni këtë efekt të padëshiruar duke ushtruar dhe ndjekur një plan të shëndetshëm të ngrënies.

Meqë disa barnat kundër depresionit kanë më shumë gjasa të çojnë në shtim peshe sesa të tjerët, bisedoni me mjekun për kalimin në një ilaç tjetër nëse antidepresivi që po merrni, duket se po shkakton probleme në peshë.

Marrja e një antidepresivi gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë rreziqe për fëmijën, por për disa gra shtatzëna që nuk e trajtojnë depresionin natyrshëm do të paraqiten rreziqe.

Pirja e alkoolit gjatë marrjes së një antidepresivi mund të përkeqësojë simptomat dhe të rrisë rrezikun e efekteve anësore të caktuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video-intervistë me farmaciste Suela Yllin

Barnat/ Si të mos biesh pre e shërbimit ilegal

Vetëm për të sëmurët kronikë

“Hileja” me barnat falas për të pasiguruarit