MENU
klinika

Premier League, Java 17

City kalon Evertonin, presion Liverpoolit

15.12.2018 - 15:22

Manchester City është rikthyer menjëherë te fitorja në kampionat pas humbjes me Chelsea javën e kaluar. Djemtë e drejtuar nga Pep Guardiola kanë mposhtur 3-1 Evertonin në “Etihad”, duke marrë kreun e renditjes, në pritje të Liverpool, që do të luajë nesër në shtëpi me Manchester United,

“Qytetarët” e nisën me presing ndaj kundërshtarit që në minutat e parë dhe u shpërblyen në minutën e 22-të nga Gabriel Jesus, me pasimine Sane. Me kaq mbyllet fraksioni i parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, është sërish Sane që pason te Gabriel Jesus dhe braziliani nuk fal për të dytën herë. 2-0 dhe City qetësohet. Pikërisht nga kjo qetësi përfitojnë miqtë, që në minutën e 65-të ngushtojnë diferencën në 2-1.

Për të qetësuar vendasit mendon Sterling, teksa shënon golin e tretë në minutën e 69-të. City rimerr kreun dhe pret që United të bëjë ndonjë surprizë në “Anfield”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN